​AKP jep 38 prona me qira

min lexim

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënie të aseteve atraktive në disa komuna të Kosovës.

Sipas njoftimit pronat janë në rajonin e Prishtinës njëmbëdhjetë asete, në rajonin e Pejës dymbëdhjetë asete, në rajonin e Prizrenit dy asete asete, në rajonin e Gjilanit pesë asete dhe tetë asete të ish ndërmarrjes N.SH Metaliku në Gjakovë.

“Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme, ndërsa dorëzimi dhe hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 06.07.2022 në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Gjilan, Pejë, dhe Prizren ndërsa për asetet e N.SH Metaliku në Gjakovë në Zyrën Qendrore të AKP-së-Njësia për Monitorim, Kontroll dhe Administrim Direkt. Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale ku është aseti për të cilin ofertohet. Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) në lartësinë e kontratës. Për dorëzimin e ofertës duhet te përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrën Rajonale të AKP-së, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë. Ofertat do të pranohen me 06.07.2022 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç. në zarf të mbyllur, zarfet do të hapen 15 minuta pas dorëzimit, pra në orën 12:15, kurse ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen”, thuhet në njoftim.

“Të dhënat e detajuara për pronat, lëndë e ofertës mund të merren në Zyrën regjionale të AKP-së ku gjendet aseti për të cilin interesoheni. Për më shumë informata për secilën ndërmarrje shoqërore apo aset, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org, ku në rubrikën Shpallje gjinden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim; Qiradhënia e aseteve të NSH-ve në Administrim Direkt https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,119 SHQ. https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,119 SER”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Google feston 20 vjetorin e Google News me një dizajn të ri

Story i radhës

Zjarri në ishullin e Sazanit, ky është bilanci i dëmeve të shkaktuara

Të fundit nga