LSDM-ja kategorikisht hedh poshtë idenë për formimin, sic thonë, të institucionit paralel – Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art, që sipas tyre do të ketë parashenjën e etnizimit të shkencës.
Këtë kërkesë në rrafshin lokale e parashtruan këshilltarët socialdemokrat para Komunës së Çairit.
“LSDM-ja është e vendosur që të mos e votojë buxhetin për 2025 në këto komuna si dhe në Komunën e Çairit. U bëjmë thirrje partive të tjera politike, veçanërisht partinë në pushtet, që të mbështesë kërkesën tonë. Nëse këtë nuk e bëjnë atëherë do të jenë bashkëpjesëmarrës dhe mbështetës të kësaj ideje. Të mos jetë motoja e tyre “Maqedonia krenare” , “Turpi për Maqedoninë”, thanë nga LSDM.
Burimi: TV KLAN