Akademia Olimpike e KOK-ut bëhet anëtare e Akademisë Olimpike Ndërkombëtare

1 minut lexim

Akademia Olimpike e Komitetit Olimpik të Kosovës, është bërë anëtare me të drejta të plota në Akademinë Olimpike Ndërkombëtare (IOA).

KOK kishte aplikuar për anëtarësim muajin e kaluar, ndërsa konfirmimi zyrtar ka ardhur sot, me përfshirjen e Kosovës në mesin e të gjitha Akademive tjera Olimpike Kombëtare.

Është ky një hap tjetër drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të Akademisë Olimpike, e cila u themelua nga KOK-u vetëm muaj më parë.

Qëllimi i Akademisë Olimpike të Kosovës është të promovojë vlerat olimpike dhe shpirtin olimpik në Kosovë, me fokus të veçantë edukimin e stafit profesional në fushën e sportit.

Me këtë rast, javën e kaluar, u organizua kursi teknik për trajnerët dhe gjyqtarët e mundjes, ndërsa që nga kjo javë do të nis edicioni i tretë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja pse femrat i duan më shumë meshkujt me bark gjatë marrëdhënies

Story i radhës

Tiranë-Qafa e Plloçës merr sërish para, qeveria merr 50 mln $ hua nga fondi saudit

Të fundit nga