Kryeministri Hristian Mickoski ia bën të qartë koalicionit VLEN se nuk do të mbështes Akademinës shqiptare të shkenacve ai shrehet i prerë në qendrim e tij, në shtetë ekziston vetëm një akademi e ajo është ASHAM sipas tij, këtu përfundon gjithçka.
Për ne ekziston vetëm një akademi ajo është ASHAM. Pikë. Këtu përfundon gjithçka, ka thene Mickovski.
“Në Maqedoni bazuar në ligjin speial ekziston vetëm një akademi, ajo është ASHAM. Ne si VMRO-DPMNE diçcka të tillë asnuk dëshirojmë të diskutojmë dhe as nuk kemi ndërmend ta mbështesim. Për ne ekziston vetëm një akademi ajo është ASHAM. Pikë. Këtu përfundon gjithçka. As nuk kam ndërmend të humbas asnjë shkronjë të vetme për ndonjë gjë tjetër” tha Mickoski.
Cfare OjQ do te perkrahin kominat eshte oune e tyre por te njejtat nuk do ta kene mbeshtetjen e VMRO-se ka shtuar Mickovski.
“Komuant a do të financojnë organizata joqeveritare dhe me çfarë do të merren ato OJQ ,me sport ose diçka tjetër ja nëse do të jetë akademi, ajo është punë e tyre kjo është punëe tyre. Ne si VMRO DPMNE në ato komuna nuk e kemi ndërmer ta mbështesim” – tha Mickoski.
Ka reaguar edhe kryesia e ASHAM duke bërë me dije se Akademia asnjëherë nuk është marrë dhe nuk do të merret me debate politike ditore dhe diskutime partiake. Megjithatë rikujtuan se në vend ekziston vetëm një akademi.
“Nënvizojmë se, në Maqedoni, si dhe në vendet në rajon dhe në botë, ekziston vetëm një akademi nacionale që përfaqëson shtetin në asociacionet evropiane dhe ndërkombëtare të akademive. Partitë politike dhe ndikimet e tyre nuk kanë pasur kurrë vend në të. Nga themelimi i saj e deri më sot, anëtarë të Akademisë kanë qenë pjesëtarë të popullit maqedonas, por edhe të të gjitha bashkësive etnike. Ndër të tjera, në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, përbërja e ASHAM-it përbëhej nga katër anëtarë të përkatësisë etnike shqiptare (prej të cilëve, në tre kryesitë e njëpasnjëshme, njëri prej tyre mbante postin e sekretarit shkencor, dhe dy ishin nënkryetarë të Akademisë, njëri prej tyre me mandat në kryesinë aktuale të Akademisë), si dhe katër anëtarë jashtë përbërjes punuese” – thonë nga ASHAM.
Rikujtojmë se tre ditë më parë kryetarët e komunave të Tetovës, Gostivarit, Çairit dhe Zhelinës paralajmëruan se do ta financojnë funksionimin e shoqatës “Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptare”, e cila duan të shnërrohet në akademi.
Burimi: TV KLAN