Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Ajo zgjodhi këtë stil për fitoren e babait të saj – por pse pikërisht ngjyra blu? – Gazeta.mk

Ajo zgjodhi këtë stil për fitoren e babait të saj – por pse pikërisht ngjyra blu?

min lexim

Përveç Melania Trumpit – ikonës së stilit, vëmendjen e mbështetësve të Donald Trumpit e tërhoqi edhe vajza e tij, Ivanka

Ivanka, vajza e Donald Trumpit, feston fitoren e babait të saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Donald Trump u zgjodh presidenti i ri i SHBA-së, i cili pas fitores së tij bindëse, mbajti një fjalim që “ngjall shpresë” te qytetarët amerikanë. Donaldi qëndroi në “fronin” fitimtar me familjarët e tij, por edhe me anëtarët e shtabit të tij.

Përveç Melania Trumpit – ikonës së stilit, vëmendjen e mbështetësve të presidentit të ri amerikan e tërhoqi edhe vajza e tij, Ivanka. Ajo përgatiti një spektakël të vërtetë mode për fjalimin fitues të babait të saj.

Ivanka është shfaqur me një kostum klasik prej kadifeje blu, ndërsa me kosum ka veshur një këmishë mëndafshi në ngjyrë blu indigo.

Ndryshe, ngjyra blu është pasqyrë e aristokracisë dhe këto veshje në këtë ngjyrë shpesh vishen nga përfaqësues të qeverisë apo anëtarë të familjeve mbretërore.

Mund të thuhet se edhe froni i Trumpit ishte një vend i përplasjeve të modës dhe Ivanka arriti të magjepste publikun me editimin e saj.

Ajo e kompletoi të gjithë stilin me buzëkuq të kuq të spikatur dhe një model flokësh me tallaze. Ndryshe, Ivanka së fundmi ka festuar ditëlindjen e saj të 43-të, të cilën e ka bërë të ditur në rrjetin social “X” dhe zhveshi shpirtin e saj me disa fjali.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Pejë, Ministria jep një tender për mbikëqyrje të punimeve dhe menaxhim të kontratave

Story i radhës

BDI: Kompania e preferuar serbo-bullgare e Izet MegaWin Mexhitit, 7 vjet ilegalisht organizon internet bixhoz

Të fundit nga