“Ajo vdiq në duart e mia” – djali 18-vjeçar tregon momentin kur nëna e tij u vra gjatë sulmit me granatime

May 23, 2022
1 minut lexim

Një djalë 18-vjeçar ka folur për momentin kur nëna e tij u vra pas një sulmi me granatime që goditi shtëpinë e tyre në Donestk, në Ukrainën lindore, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Viacheslav i tha UNICEF-it se tani po fokusohet në krijimin e një jete më të mirë për katër vëllezërit e motrat e tij më të vegjël.

“Mamaja u vra. Ajo vdiq në duart e mia,” tha ai.

Duke folur mes lotësh, ai shtoi: “Garanata ra vetëm disa hapa larg nesh. Kur hapa sytë, pashë mamin të shtrirë në anën e saj.

“Fjalët e saj të fundit ishin – Unë jam mirë.”

Duke folur për vëllezërit e motrat e tij më të vegjël, ai shtoi: “Unë dua që ata të kenë një të ardhme për të cilën janë të emocionuar dhe e di që do të bëj gjithçka për të.”

Donetsk është përballur me një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Paralajmëroi hakmarrje, mesfushori i Realit i kundërpërgjigjet Salah-s

Story i radhës

Emra të njohur funksionarësh në Maqedoni nën hetime

Të fundit nga

ShkoLartë