‘Ajo ndërtesë ka histori”, Baçi: Vendet si Spaçi duhej të ishin prioritet i jashtëzakonshëm i shtetit

June 4, 2025
1 minut lexim

Publicisti, Agim Baçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se vendi ka nevojë të njohë të shkuarën dhe të ruajë të shkuarën dhe se vende si Spaçi duhej të ishin një prioriteti i jashtëzakonshëm i shtetit.

Baçi: Çdo ndërtesë ka shpirt.

Po ta ndryshosh i ke ndryshuar shpirtin asaj ndërtese.

Dhe ajo ndërtesë ka histori.

Restaurimi është një objekt i veçantë për shkak se duhet mbajtur të njëjtat karakteristika që ka pasur ndërtesa më përpara.

Kjo është në vazhdën e shumë gjërave që kanë ndodhur ndryshe në Shqipëri.

Dmth këtu kemi pasur një estetizim të së keqes.

Në Spaç e në vendet e dënimit dhe në vendet e internimit pikturoheshin ato rrathët më të forta të ferrit.

Unë mendoj se gjithë kjo studim dhe këto vende duhej të ishin një prioritet i jashtëzakonshëm i të gjithë atyre që kanë mundësinë, shteti së pari i politikës, i njerëzve të kulturës, i atyre që merren me historinë për të kuptuar që ky vend ka nevojë ta njohë të shkuarën dhe ta ruajë të shkuarën sepse çdo vend ka nevojë që të dijë se nga ka ardhur.

Dhe gjithë këto ndryshime bëjnë të pamundur pastaj ruajtjen e këtij identiteti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Banorët e Bogovinës në protestë, shteti po na i merr pronat

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë