Ajet Shosholli – selektori i sakrificave, sot 3 dekada nga ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës

April 5, 2022
min lexim

Sot bëhen tre dekada kur Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë në rrafshin ndërkombëtar. 
Kosova ballafaqohet me Shkëndijen në Tetovë më 5 prill të vitit 1992.

Ndeshje që zgjoi emocione të mëdha në stadiumin e Tetovës, mijëra shqiptarë në stadium, ndërsa Kosova fitoi me rezultat të thellë 4:0.

Selektori i parë i Kosovës, Ajet Shosholli, në rrethana të vështira, tuboi futbollistët më të mirë në përballjen me Shkëndijen, një ndeshje që gjithmonë do të shënohet me shkronja të arta, sfida e parë e dardanëve në rrethana të pazakonta! 

Image

Me 14 shkurt të vitit 1993, Kombëtarja e Kosovës në Tiranë 

Ajet Shosholli, selektori i parë, njeriu i sakrificave, nuk e kishte të lehtë të përzgjedhë më të mirët në atëkohë, kur Kosova ishte e okupuar nga makineria kriminale e pushtuesit serb. 

Shosholli mori guximin duke tubuar futbollistët më të mirë dhe udhëtuan në Tetovë, në kohën kur jeta rrezikohej në çdo sekondë.

Ky takim ka qenë i veçantë edhe për Shkëndijen sepse pas shumë viteve u riaktivizua pasi që kishin pushuar aktivitetin për shkak të presionit nga maqedonët. Tetovarët riaktivizohen në vitin 1992 kur Maqedonia u pavarësua nga ish Jugosllavia. Ndeshje që do të mbetet gjithmonë në histori, si ndeshje e parë për Kosovën dhe për Shkëndijen që u riaktivizua pas shumë viteve.

Ajet Shosholl si sot e kujton këtë ndeshje të 5 prillit, një ndeshje që kurrë nuk harrohet, duke pasur parasysh rrethanat e rënda dhe kërcënimet e vazhdueshme nga pushtuesi serb. 

Në ditën e sotit, para 30 viteve Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë të saj pas pavarësimit të futbollit kosovar.

Ndeshja u zhvillua me ekipin e Shkëndisë në stadiumin e Tetovës para afro dhjetë mijë shikuesve dhe përfundoi me rezultatin 4:0 në të mirë të Kosovës e që nuk ishte rezultati shumë më rëndësi, sa ishte me rëndësi paraqitje apo reprezentimi i kombëtares së Kosovës e që në fakt është zanafilla e kombëtares tonë.

Përgëzime dhe urime për të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ndeshje duke filluar prej kryesisë të parë të FFK-së, futbollistëve, trajnerëve  dhe të gjithë akterve të tjerë të kësaj ndeshje.

Faleminderim i posaçëm për nikoqirin, ekipin e Shkëndisë ku për tri ditë qëndrimi në Tetovë hasëm në mikpritje të jashtëzakonshme si nga anëtarët e kryesisë po ashtu edhe nga gjithë qytetarët e Tetovës”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.

Pas dhjetë muajsh e zhvilluan edhe ndeshjen tjetër ndërshtetërore, Shqipëria – Kosova. Me 14 shkurt të vitit 1993, në stadiumin “Selman Stlrmasi” u zhvillua ndeshja miqësorja, Shqipëria e mposhti Kosovën me rezultat 3:1. Vitet e sakrificës, vitet që mbajtën gjallë futbollin dhe i dhanë flakaresh të fuqishëm regjimit serb.

Shkëndija – Kosova 0:4

Stadiumi Tetovë.
Shikues: Afro 7000.
Gjyqtarët Shinasi Berisha nga Prishtina, delegatë të ndeshjes ishin Sani Arif nga Tetova dhe Xhafer Morina nga Prishtina.
Kosova: Ahmet Beselica, Fadil Berisha, Bashkim Radogoshi, Arsim Gashi, Isa Sadriu, Skënder Shengyli, Bakir Burri, Suad Keçi, Ibrahim Domi, Genc Hoxha dhe Ramiz Krasniqi, ndërsa në vazhdim u inkuadruan edhe: Florent Karahoda, Sabit Osmani, Bejtush Bejta, Afrim Tovërlani, Remzi Hashani, Arbër Grabovci, Endri Salihu, Bekim Mulliqi dhe Adnan Aliu”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rreth 165 fëmijë të vdekur në Ukrainë

Story i radhës

Vrasja e Iljaz Çalit, çfarë dëshmoi në prokurori biznesmeni që i kishte 1 milion euro borxh

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë