Trajneri i trajnerëve të Kosovës, Ajet Shosholli, selektori i parë i kombëtares së Kosovës gjatë periudhës 1991 – 1996, lidhet përmes viberit dhe e kritikon Baton Haxhiun, duke ia thënë live në emisionin “Dueli Sportiv” , kush je ti bre zotëri?
Shosholli e ka humbur durimin në lidhje me pavarësimin e futbollit të Kosovës në vitin 1991, ku sipas tij, Haxhiu ka thënë se bashkë me Bylbyl Sokolin e kanë formuar ligën e pavarur të futbollit të Kosovës.
“Keni deklaruar se gjoja se ti je ai me Bylbylin (Bylbyli mundet me dëshmu aty) që keni formu ligën e pavarur të futbollit, kështu që ti me atë pavarësim nuk ke lidhje.
Nuk ke kurrfarë qasje atëkohë, prandaj nuk është mirë të thoni të pavërteta.
Sepse ti thua gjithashtu që ke qenë refer federativ, zotëri 65 vite jam me futboll, ti asnjëherë nuk ke qenë pjesë e futbollit të referëve federativë.
Atë e them me përgjegjësi të madhe.
Ti sillesh aty si ekspert i futbollit, dhe mban ligjërata si duhet të organizohet futbolli, kush je ti bre zotëri, mundesh lami tjera me fol, laminë e futbollit leja zotëri futbollistëve.
Nuk e di pse hynë në këtë lëmi që nuk ke bash lidhje me të”, i thotë Shosholli.
Burimi: botasot.info