Airbus ndalon furnizimin me pjesë për Rusinë

March 2, 2022
1 minut lexim

Kompania Airbus me seli në Evropë njoftoi se ka pezulluar dërgimin e pjesëve rezervë në Rusi dhe mbështetjen e linjave ajrore ruse.

Ky vendim ka ardhur pas sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për sulmin e saj ushtarak ndaj Ukrainës.

Airbus në një deklaratë tha se e ishte gjithashtu duke shqyrtuar nëse qendra teknike në Moskë do të ishte në gjendje t’u shërbente klientëve vendas nën sanksionet perëndimore.

“Airbus ka pezulluar shërbimet mbështetëse për linjat ajrore ruse, si dhe furnizimin me pjesë këmbimi në vend. Qendra Inxhinierike Airbus në Rusi (ECAR) ka pezulluar të gjitha operacionet e saj për Airbus në përputhje me sanksionet. Lidhur me shërbimet inxhinierike që ECAR u ofron klientëve të saj rusë, ECAR po analizon sanksionet e kontrollit të eksportit për të përcaktuar nëse ky aktivitet mund të mbahet në përputhje me sanksionet”, thuhet në deklaratë. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Selami: Të ardhurat në bazë të kontributeve sociale për shkurt 2022, janë mbledhur gjithsej 7.260.398.821 denarë!

Story i radhës

Këto gabime mund të shkaktojnë dëme në lëkurën tuaj

Të fundit nga

ShkoLartë