Këngëtarja e njohur Aida Doçi gjithmonë gjen kohë për të qëndruar pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale.
Ajo shpërndan momente nga jeta e përditshme dhe karriera artistike.
Pak javë më parë, përmes një postimi emocionues, ajo zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë – një lajm që u mirëprit me shumë dashuri nga fansat.

Aida Doçi
Sot, në një postim të ri në InstaStory, Aida ka ndarë një imazh ku shihet me barkun e rrumbullakosur, duke reflektuar qetësi dhe lumturi në këtë fazë të ëmbël të jetës së saj.
Burimi: botasot.info