“Ai që i ka marrë pare ia q**** nanën!”/ Arben Ahmeti dhe Gani Geci sqarohen pas degradimit në debat – deklaratat e plota të tyre

June 14, 2024
min lexim

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmë në mes Arben Ahmeti dhe ish pjesëtarit të UÇK-së, Gani Geci.

Krejt ky debat ishte bërë në lidhje me komunikatën 59 të UÇK-së për të cilën Geci është duke kërkuar drejtësi tash e disa vite.

Geci dhe Ahemti kishin akuzuar njëri tjetrin edhe për përfitime parash

Debati kishte degraduar aq shumë sa që Geci edhe kishte sharë në studio: “Ai që i ka marr pare ia q**** nanën!”, kishte thënë ai.

Lidhur më këtë debat, drejtori i Kanal10, Arben Ahemti dhe Gani Geci janë sqaruar lidhur me degradimin e debatit duke i kërkuar falje njëri-tjetrit.

Deklarata e plotë e Arben Ahmetit

“Është mirë që këtë speciale ta fillojmë me kërkim falje ndaj secilit që është shqetësuar, në radhë të parë të familjeve dhe ndaj çdokujt që e ka përjetuar degradimin tim dhe të Ganiut në këtë debat, pa ndonjë të keqe dhe pa ndonjë qëllim. Në momentet e fundit kur nuk kishim mundësi pastaj edhe të sqaroheshim drejtpërdrejt.

Ajo çfarë dua ta them qartë pa kurrfarë ekuivokë se në çdo rrethanë edhe në çdo kohë se kauza e Ganiut është e drejtë, kauza e Ganiut për komunikatën 59 është kauzë plotësisht e drejt sepse siç e thash edhe në debatin e mëhershëm ai ka qenë një akt i turpshëm me qëllim nxitje drejt një familje dhe drejt një njeriu.

Duke qenë kështu, unë vazhdojë që në çdo rrethanë dhe në çdo kohë kurdo që Ganiu ndjen që mund të ketë nevojë për një zë në ndonjë studio për këtë të vërtetë, ta thotë edhe nëpërmjet meje.

Natyrisht në fund të debatit degraduam në para e që unë e di që Gani Geci nuk merr para, unë e di që Gani Gecit nuk ka para që ia zbeh nevojën dëshirën dhe gjithçka tjetër për të zbuluar këtë të vërtet.

Dhe, sërish e them se në çdo rrethanë për secilin krim për secilën padrejtësi që ka ndodh në këtë vend, do të ketë drejtësi të plotë, do të ketë drejtësi politike, do të ketë drejtësi që nuk imponohet në asnjë rrethanë dhe mbi këtë kontest, mbi këtë të vërtetë gjithmonë do të jem me Ganiun në secilën studio duke u munduar të prekim plagët të cilat mund të shkaktojnë shqetësime të njerëzve, por asnjëherë tendencën për ta degraduar të vërtetën”.

Deklarata e Gani Gecit

Pas degradimit të situatës dhe pas dëgjimit të incizimeve së bashku edhe me stafin e Kanal10 dhe me të tjerët, erdhëm në përfundim se ai degradim ishte i panevojshëm. Faktikisht nuk do të duhej të ndodhte, unë edhe njëherë dua të sqarohem se unë jam një person që dua të jetojë edhe një mijë vjet pasi të vdes.

Vetëm edhe një euro nëse e marr nga dikush kushdo qoftë ai, unë nuk do të jetojë mbi 3 ditë, do të thotë atë ditë që vdes, të nesërmen nuk mbahem më në mend. Ka me u mbajt mend për një mijë vjet pasi vdes se kurrë asnjëherë, as në jetën time dhe as familja ime as nuk e ka në gjak e as nuk e ka në shpirt që të merr para prej dikujt që të shtyjë përpara kauza të rrejshme.

Unë e falënderojë Arbenin që po më kërkon falje, por edhe  unë nëse kam degradaur dhe publiku më ka dëgjuar. Por, ka qenë një reagim i momentit të cilin secili njeri do ta bënte kur dikush mundohet ta ulë integritetin. Arbeni e ka ditur dhe e din siç po e thotë tash, e ka ditur edhe para se me thënë se unë nuk marrë pare prej askujt, s’kam marrë kurrë. Bile, unë jam një tip që jam tu luftuar për kauzën e familjes time, për kauzën e vëllezërve të mi. Unë jam duke luftuar për plagët e vëllait tim që iu kanë bërë dy muaj para se mu bë komunikata.

Unë jam duke luftuar për shokët e mi që mu kanë vra në një prit të organizuar nga kriminelët dhe nga njerëz të paguar mirë, kam thënë edhe shumë herë më parë. Por, kjo shkojë si shkoj, unë e falënderojë edhe Arbenin që kur e sheh njeri se mund të bëhen gabime edhe me kërkua falje se nuk është marre.

Mua nuk me vjen marre me kërkua falje as Arbenit dhe askujt kur bëjë gabime. Jam një tip që kërkojë falje, jam një tip që fali, unë nuk e fali vetëm komunikatën 59. Kurrë s’kam me fal. Po të kallëzoj pse, sepse shtëpia jem i ka nja 100 meshkuj në luftë me Serbinë e tash mu qu dikush që nuk ka bë asgjë edhe me u mundua me më degradua edhe për qeta kam koqit që 25 vjet edhe për qeta jam kanë ai tipi që iu kam grah seneve, iu kam grah gjërave deri në fund. Dhe tash, po dua të sqarojë edhe një gjë që është shumë e rëndësishme për Gjykatën Speciale.

Gjykata Speciale është e Republikës së Kosovës o vëllezër, o njerëz. Kuvendi i Kosovës e ka votuar… është e Republikës së Kosovës të gjithë duhet me ditur që është e Republikës së Kosovës, as s’ka prokuror në Gjykatën Special rus, as bullgar, as s’ka rumun, dmth në Gjykatën Speciale ka prokuror amerikan dhe gjyqtar të Bashkimit Evropian.

Prandaj, nëse dikush është ndjerë i fyer nga degradimi i fjalorit tim, unë kërkojë falje sepse ai fjalor nuk do të duhej të ndodhte në një studio televizive. Studio televizive nuk është për me fyer, as për me sha. Por, në kauzën time 25 vjeçare që e kam bërë për nderë të atyre që me i kanë vrarë, jam në gjendje me e mbrojt edhe me jetë. Prandaj, unë edhe njëherë kërkoj falje atyre që janë ndjerë të fyer dhe të shqetësuar me fjalorin tim, por, rruga ka qenë shumë e shkurtë për me menduar diçka tjetër”. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shenjat që Jep Mëlçia kur Niveli i Toksinave në Trup Është Shumë i Lartë

Story i radhës

Mot jo stabil – mëngjes me reshje të rrëmbyeshme

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë