Mbrojtësi brazilian Dani Alvesh ndodhet në burg pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në Barcelonë.
Kjo ngjarje ka tronditur shumë nga tifozët e tij anembanë botës, saqë tashmë e kanë humbur respektin për të.
Një specialist i marketingut sportiv, Amir Somogi është shprehur se ai punoi shumë deri u bë një idhull për brazilianët, por tani femrat e urrejnë atë.
“Duke punuar ai fitoi shumë sa u bë një idhull për brazilianët.
Që kur dolën elementët e parë të hetimit, shumë brazilianë dhe veçanërisht gratë braziliane e urrejnë Alveshin.
Por në shoqërinë tonë ‘maço’ ku indinjata është selektive, ai ka ende mbështetje, veçanërisht mes burrave, mbështetës të Bolsonaros (ish-president i Brazilit, 2019-2023), të cilët janë gati të heqin dorë dhe ende e konsiderojnë atë si reference”, deklaroi Somogi.