Ai deklaroi ndarjen, Fjolla Morina “thumbon” ish-bashkëshortin: Tradhtar, mashtrues (FOTO LAJM)

March 4, 2022
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është përfolur shumë së fundmi për ndarjen me Fisnik Sylën dhe problemet ligjore që ata janë përfshirë.

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Madam” në Kosovë, këngëtarja ndau me të gjithë publikun detaje nga jeta e saj sentimentale dhe profesionale, ku ndër të tjera, bëri me dije lajmin që do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Ajo tha se ka gati disa këngë të reja, duke theksuar se edhe pse kanë tema dashurie, nuk janë dedikim për askënd.

“I kam inçizuar dy ose tre këngë dhe së shpejti do të dalin në treg, do të bashkëpunoj me Irkenc Hykën dhe me disa bashkëpunues të tjerë. Njëra nga këngët ka temë dashurie, por nuk është dedikim për askënd”-ka ndarë Fjolla.

Ndërkohë, lidhur me jetën e saj private dhe statusin e saj aktual Fjolla ka treguar se tani që është ‘single’ ndihet më e lumtur. Ajo nuk la pa thumbuar edhe ish-bashkëshortin e saj, duke “këshilluar” të gjithë të mos mërziten nëse ndahen nga nja tradhtar.

“Nëse e keni humbur një tradhtar, mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femer që e do, kurse ti një mashtrues”– ka thënë ajo, duke na lënë të kuptojmë që mund të jetë një ‘diss’ për Fisnik Sylën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri i Jashtëm irlandez: Më shumë banka ruse do të hiqen nga sistemi SWIFT

Story i radhës

Ballkani përballet me Llapin, Drenica kundër Dritës

Të fundit nga

Pedri shmang polemikat

Levandovski ishte ai që zuri faqet e para të shtypit pas fitores së Barçës 3-0 kundër Brestit të martën në Champions. E vetëkuptueshme pas dy golave dhe rekordit në Champions. Por një
ShkoLartë