Ahmeti zbulon bisedën me Vuçiqin në Ohër: Më tha do na provosh pas një viti

min lexim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se çfarë ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Samitin e Ohrit për Ballkanin e Hapur.

Ahmeti njihet si përkrahës i kësaj nisme, por shton se ka pasur rezervat e veta rreth kësaj çështje. Ai tregon se çfarë bisedoi me Vuçiqin dhe Ramën për këtë nismë.

“I thashë në takim edhe Edi Ramës edhe Aleksandër Vuçiqit. Edhe përfaqësuesi i Malit të Zi ishte. U thashë, ju e keni marrë përsipër këtë çështje, çfarë doni të arrini. Edhe unë dua t’u jap fund pritjeve në kufi. Por, unë ndryshe e kam kuptuar. Ky është një mision që shkon drejt pajtimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Deri në Luftën e Dytë Botërore, ishin luftëra fetare. Lufta që i dha fund paqes ishte Lufta e Parë Botërore. Nëse i jeni futur kësaj rruge për të përfunduar luftën, jam para juve. Sepse kështu e kam kuptuar”, tha ai.

Ai shton se rruga e vetme për të ecur përpara është ajo e paqes dhe se për këtë duhet të bisedohet me Serbinë.

“E thashë para Vuçiqit. Më tha zoti Ahmeti, e tha me fjalë të urta. ‘Do na provosh pas një viti’. U ktheva nga Edi. Më tha s’kam çfarë të shtoj. Më tha se pas një viti frytet do të shihen. E thashë edhe më herët. Kosova ka plagë të rënda. Janë vrarë fëmijë e pleq. Janë grirë. Nuk është e lehtë. Nuk është pyetja vetëm që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Por më të ‘12-ën. Më ‘13-ën, ‘18-ën e ‘24-ën ështër gjenocid mbi shqiptarët. Edhe në Maqedoni. Nga bandat. Nga çetnikët, të mirëoganziuar nga Serbia. Unë këtë e kuptoj një mision historik për pajtim të shqiptarëve dhe serbëve. Pasi në hasmëri të pafund dhe shekullore nuk jetohet. Pasi e kemi vend fqinj. Nuk e ndryshon dot. As nuk e zgjedh. As 50 kilometra nuk i kemi larg. Nuk dua që kjo temë të behet temë për t’u hidhëruar dhe hasmëruar shqiptarët mes vete. Të ulemi me shqiptarët. Çfarë po bëjmë? A të vendosim të luftojmë? Atëherë të luftojmë. Nëse vendosim të pajtohemi, atëherë të pajtohemi. Por për pajtim duhet të ulemi me hasmin. S’ke çfarë bisedon me atë që nuk ke borxh, as nuk të ka”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Story i mëparshëm

Të shtëna me armë zjarri në mes të qytetit, plagoset me 3 plumba emigranti në Greqi

Story i radhës

Bravo, e ardhmja e Barcelonës që ata e lanë të ikë

Të fundit nga