Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.
Më poshtë lexoni statusin e plotë:
Të dashur besimtarë të krishterë,
Në këtë ditë feste ju uroj nga zemra shëndet, mbarësi dhe begati në familjet tuaja.
Festa e Pashkëve është një moment reflektimi ndaj përgjegjësisë njerëzore të triumfit të vlerave më të larta të zemërgjerësisë, tolerancës, respektit dhe dashurisë mes njëri – tjetrit.
Qofshi të bekuar me mirësi pafund! Gëzuar!