Ahmeti: Thellësisht i prekur nga rasti i Ëmblës, të përkujdesemi për njëri- tjetrin

February 3, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Facebook ka shkruar për rastin e nxënëses me nevoja të veçanta, Ëmbla Ademi. Ai shkruan se është prekur nga diskriminimi që i është bërë, ndërkaq thekson se ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha masat për kthimin e saj në shkollë.

“U ndjeva thellësisht i prekur nga rasti i Ëmblës së vogël në SH.F. “Bashkimi” në Gostivar dhe kërkova intervenimin e menjëhershëm të institucioneve kompetente në mbrojtje të të drejtave dhe rikthimit të vogëlushes në bankat shkollore pranë bashkëmoshatarëve të saj.Themelet e shoqërisë sonë do të qëndrojnë të shëndosha vetëm nëse udhëhiqemi nga virtytet e larta njerëzore të respektit dhe përkujdesit për njëri tjetrin”, ka shkruar Ahmeti. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=479973180163476&id=100044523937585

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbi 500 aplikacione mobile përdorin sot termin “metaverse”

Story i radhës

Stoltenberg: Rusia dislokon në Bjellorusi numrin më të madh të trupave që nga Lufta e Ftohtë

Të fundit nga

ShkoLartë