Ahmeti: Të punojmë për veting të mirëfilltë

min lexim

Në fjalimin e fundvitit kreu i BDI-së Ali Ahmeti veçoi nevojën për luftën kundër krimit dhe korrupsionit përmes vetingut dhe angazhimit të shoqërisë në përgjithësi. Domosdoshmëri kjo për rritjen e cilësisë së jetesës në vend dhe pengimin e emigracionit.

Marketing

“Me sinqeritet të punojmë që të kemi një veting të mirëfilltë. Sundimi i ligjit, shteti juridik, është domosdoshmëri që ne duhet ta bëjmë funksionale dhe kjo përgjegjësi nuk është vetëm e BDI-së, por është e të gjitha subjekteve politike, është e shoqërisë civile, është detyrë e përhershme e mediave. Tani duhet të përkushtohemi te cilësia. Te cilësia në arsim, te cilësia në shëndetësi, tek cilësia në infrastrukturë.”, – deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti përsëriti qëndrimin se vendi është para sfidave të mëdha dhe se vendi ka nevojë për bashkëpunim më të madh politik si mes partive politike shqiptare mes veti, por edhe me partitë maqedonase në përgjithësi. “E ardhmja kërkon më shumë energji dhe më shumë misionarë që sigurojnë ardhmëri të sigurt.”, theksoi Ahmeti në fjalimin e fundvitit.

Story i mëparshëm

Vllaznia e shkatërron Teutën, pa fitues mes Erzenit dhe Bylisit

Story i radhës

Inteligjenca artificiale nuk po ndihmon aspak programuesit të shkruajnë kod më cilësor apo të sigurtë

Të fundit nga