Ahmeti takohet me ministrin e Shtetit për Çështje Kulturore të Bangladeshit

1 minut lexim

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka takuar ministrin e Shtetit për Çështje Kulturore të Republikës së Popullit të Bangladeshit, KM Khalid.

Ahmeti dhe Khalid biseduan mbi raportet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve dhe shqyrtuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës.

Poashtu, gjatë takimit u diskutua mbi Marrëveshjen për Kulturë, e cila është në fazën e përfundimit dhe pritet të nënshkruhet së shpejti. Të dyja delegacionet identifikuan aktivitete të shumta të përbashkëta ku mund të ketë bashkëpunim.

Në fund, Ahmeti e falënderoi ministrin Khalid për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Bangladeshit ndaj Kosovës. Të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kujdesi ndaj lëkurës, pesë hapat që duhet t’i bëni çdo mëngjes

Story i radhës

Liberalizimi i vizave, KE me vlerësime dhe kritika për Kosovën

Të fundit nga