ALI AHMETI DHE OMER KALESHI

Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit Omer Kaleshi

April 17, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit me famë botërore, Omer Kaleshi, shkruan GAZETA.MK

Ahmeti ndër të tjera ka shkruar se Omer Kaleshi me kryeveprat e tij të pikturimit do të jetojë gjithmonë mes nesh, si shembulli më i mirë i punës së sinqertë që ngriti në piadestalet e larta vlerat e identitetit tonë kulturor, e artit që bashkon njerëzit rreth së bukurës.

Ky është potimi i plotë i Ahmetit:

Me pikëllim pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit dhe mikut tim, piktorit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Omer Kaleshi.

Me kryeveprat e tij të pikturimit ai do të jetojë gjithmonë mes nesh, si shembulli më i mirë i punës së sinqertë që ngriti në piadestalet e larta vlerat e identitetit tonë kulturor, e artit që bashkon njerëzit rreth së bukurës.

Nuk do ta harroj kurrë entuziazmin e tij krijues, dashurinë që kishte për vendlindjen dhe kombin të cilën e shprehte në çdo takim që kishim.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

OMER KALESHI
Story i mëparshëm

Ka ndëruar jetë artisti me famë botërore Omer Kaleshi

kovacevski duhet ti tejkalojme kontestet rajonale ti fillojme menjehere bisedimet me be ne 625be3e092e90
Story i radhës

Kovaçevski: Duhet t’i tejkalojmë kontestet rajonale, t’i fillojmë menjëherë bisedimet me BE-në

Të fundit nga

Gjendet i vdekur artisti koreano-jugor

Këngëtari koreano-jugor, Wheesung u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Seul. Ai ishte 43 vjeçar. Artisti u gjet në një gjendje arresti kardiak, thanë autoritetet, duke shtuar se
ShkoLartë