Ahmeti: Rritja e pensioneve, lajm shumë i mirë

March 4, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përshëndetur vendimin e ekzekutivit për të ndryshuar metodologjinë e llogaritjes së pensioneve, me çka pritet rritja e pensioneve në vend. Ahmeti ka shkruar se në kohë krize, po ndahen edhe nga 1000 denarë në muaj, për muajin mars prill dhe maj.

“Rritja e pensioneve të 326.841 pensionistëve është padyshim një tjetër lajm shumë i mirë pas rritjes së pagës minimale dhe pagës mesatare. Rritjen më të madhe deri më tani të pensioneve do ta shoqërojë edhe ndihma financiare prej nga 1000 denarë shtesë për pensionet e muajve Mars, Prill dhe Maj. Në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike po ndërmerren masat e duhura ekonomike në mbrojtje të buxhetit familjar të qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE e gatshme të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë

Story i radhës

​Guardiola: Askush nuk e pengoi luftën në ish-Jugosllavi

Të fundit nga

ShkoLartë