Ahmeti: Rizgjedhja e Macron ruan themelet e Europës së bashkuar, pro aleancës me SHBA-të

1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron me rastin e rizgjedhjes së tij.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Fitorja e sotme e Emmanuel Macron dhe rizgjedhja e tij president i Francës ruan themelet e Europës së bashkuar, pro aleancës paqeruajtëse me SHBA-të dhe vazhdimësinë e pozicionimit të saj pro integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, përcjell përgëzimet e mia të sinqerta për presidentin Macron, me të cilin jam i bindur se do të thellojmë raportet e shëndosha të bashkëpunimit dhe do të kemi përkrahjen edhe më të madhe të Francës për finalizimin e qëllimit tonë të integrimit që do i sjellë Europës stabilitet dhe qëndrueshmëri më të madhe.

Story i mëparshëm

Osmani: Propozimi portugez si kornizë bazë mbetet zgjidhja më e mirë për zhbllokimin e integrimeve evropiane

Story i radhës

Prishtina fitoi përballjen ndaj Prizrenit 16

Të fundit nga