ahmeti priti ne takim ambasadoren kroate tiganj 67f55093c02a5

Ahmeti priti në takim ambasadoren kroate, Tiganj

April 8, 2025
1 minut lexim

Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj, me të cilën zhvilluam një takim të frytshëm dhe miqësor.

Teksuam rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Ohrit si një gurthemel për stabilitetin dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend. E vura në dukje zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si një nga rezultatet më të prekshme të kësaj marrëveshjeje historike, dhe nevojën për zbatim të plotë e të barabartë në të gjitha institucionet.

Po ashtu diskutuam mbi rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë mbi bashkëpunimin përmes projekteve Twinning, të cilat përbëjnë një urë të rëndësishme për afrimin me standardet evropiane. Realizimi i 18 projekte aktive të përbashkëta mes vendit tonë dhe Kroacisë, kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e institucioneve dhe përgatitjen për integrimin evropian.

Falënderoj Shkëlqesinë e Saj për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në rrugëtimin tonë evropian dhe për partneritetin e sinqertë mes dy vendeve tona.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

vuciq dhe dodik kercenojne me nje aleance ushtarake me hungarine 67f54aa5b43b3
Story i mëparshëm

Vuçiq dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me një aleancë ushtarake me Hungarinë

filipce socialistet evropiane duhet te ndihmojne ne rrugen europiane te maqedonise 67f550963c6e3
Story i radhës

Filipçe: Socialistët evropianë duhet të ndihmojnë në rrugën europiane të Maqedonisë

Të fundit nga

ShkoLartë