Ahmeti pritet në takim nga kryeministri Rama, ja për cfar u bisedua

February 24, 2022
1 minut lexim

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me funksionarë të tjerë të BDI-së gjenden për vizitë në Shqipëri.

Ahmeti i shoqëruar me ministra të partisë së tij në Tiranë kanë zhvilluar takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në publikimin në fejsbuk Ahmeti falenderon Ramën për gjithçka, ndërsa potencon se në fokus të takimit ishin koordinimi ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore mes dy vendeve, për dialogun me Bulgarinë. Si vende anëtare të NATO-së, Ahmeti dhe Rama kanë shprehur shqetësimin për eskalimin e situatës në Ukrainë duke dënuar cënimin e integritetit të saj territorial dhe duke bërë thirrje për paqe dhe dialog racional mes palëve.

Postimi i plotë:

Të faleminderit për të gjitha Edi.
Me sytë kah horizonti i perspektivës së integrimit në Bashkimin Europian dhe me synimin e thellimit të bashkëpunimit mes nesh, u takuam vëllazërisht sot në Tiranë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në fokus të takimit tonë kishim koordinimin ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore mes nesh, si: Korridori 8, lidhja hekurudhore përgjatë saj, Rruga e Arbërit, qasje më e lehtë përmes tyre në portin e Durrësit, vendkalimi i përbashkët kufitar, lidhja energjetike Manastir – Elbasan dhe shumë të tjera.
Diskutuam edhe për dialogun me Bulgarinë dhe pritshmëritë për zhbllokim të rrugëtimit tonë të përbashkët europian. Si vende anëtare të NATO-së, shprehëm shqetësimin për eskalimin e situatës në Ukrainë duke dënuar cënimin e integritetit të saj territorial dhe duke bërë thirrje për paqe dhe dialog racional mes palëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Situata në Ukrainë, Xhaçka: Tre shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u…

Story i radhës

Ambasadori i RMV-së në Kiev: Nuk ka shtetas të RMV-së të lënduar

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë