Ahmeti pret në takim ambasadorin Garcia: Spanja jep përkrahje të plot për anëtarësim në BE

February 3, 2022
min lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, z. Jose Luis Lozano Garcia, duke u shprehur i gatshëm për një bashkëpunim të afërt dhe duke i dëshiruar sukses në detyrën e re.

Gjatë takimit është vlerësuar lartë miqësia shumë vjeçare dhe raportet dypalëshe mes dy vendeve si dhe vullneti i hapur për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në integrimin, por edhe sferën e ekonomisë, tregtisë, etj.

Zhvillimet e fundit politike në vend si dhe negociatat për kontestin me Republikën e Bullgarisë gjithashtu ishin pjesë e bisedës në këtë takim.

Në lidhje me Kodin zgjedhor, z. Ahmeti konsideron që modeli aktual me gjashtë njësi zgjedhore është më i përshtatshëm për shkak se pët të ndryshuar kodin zgjedhor dhe njësitë zgjedhore duhet një koncenzus më i gjerë dhe pajtueshmëri me të gjithë faktorët politik në vend dhe së si çështje duhet të shtrohet për debat në Kuvend.

Vetingu i politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve ishte gjithashtu temë e bisedës mes dy bashkëbiseduesve dhe në këtë frymë të respektimit të sistemit të drejtësisë dhe me këtë iniciativë të nisur nga BDI synohet që ta zgjerohet edhe më shumë me të vetmin qëllim pastërtinë e figurave në të gjitha sferat e jetës, pasiqë secili që dëshiron të kryej shërbim publik duhet të nënshtrohet procesit të vetingut, është vlerësuar kështu në takim.

Ahmeti dhe Garcia kanë konstatuar se zgjedhjet për momentin nuk janë zgjidhje pasiqë vendi është duke ecur përpara dhe se nuk duhet bllokuar proceset integruese dhe zgjidhja e të gjitha kontesteve me vendet fqinje është pozitive për Republikën e Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin tek familja e madhe europiane.

Ahmeti gjatë bisedës e ka informuar ambasadorin spanjoll Garcia për energjinë dhe dinamikën e re të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, për vizitat në Shkup dhe Sofje, vendosja e dialogut dhe planin akcional të grupeve të punës dhe vullnetit të mirë politik për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe të pranuara nga të dy palët.

Dy bashkëbiseduesit, Ahmeti dhe Garcia kanë konstatuar se bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Spanjës duhet të vazhdojë në frymë të mirëkuptimit derisa përkrahja për vendin në rrugën drejt integrimit europian nuk duhet të ndalojë deri në arritjen e qëllimit final.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​OBSH: Në pesë vende afrikane zbulohet nëntipi i omicron BA. 2

Story i radhës

Shaqiri: Përqindja e infektimit tek nxënësit është shumë e ulët

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë