Ahmeti pret ambasadoren Aggeler: Vazhdojmë rrugën europiane me mbështetje të plotë Amerikane

December 6, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, të cilës i dëshiroi shumë suksese në detyrën e re.

Bashkëpunimi mes dy vendeve, integrimi europian, ndryshimet kushtetuese dhe reformat, situata politike në vend dhe rajon, si dhe procesi i vetingut ishin vetëm disa tema në të cilat kanë diskutuar Ahmeti dhe Aggeler.

Ahmeti është shprehur se rikthimi i ambasadores Aggeler dhe njohuritë e saj mbi vendin dhe rrethanat do të kontribuojnë në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin edhe më të madh të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ahmeti ka shprehur falenderim për ndihmën amerikane për reformat dhe procesin e integrimit europian.

Integrimi i plotë i vendit tonë dhe i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është garancë shtesë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Gjatë takimit, Ahmeti dhe Aggeler kanë biseduar për nevojën e ndryshimeve kushtetuese si kusht për vazhdimin e rrugës europiane, andaj është vlerësuar se të gjithë forcat politike në vend duhet të reflektojnë dhe të mos mbajnë peng të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.

Ndërkohë që Ahmeti e ritheksoi procesin e vetingut si të nevojshëm për faktin se do jetë forma më e mirë për pastërtinë e figurave në të gjitha sferat që nga politika e deri tek prokurorët dhe gjykatësit, si formë kontrolli para se të njëjtët të zgjidhen në detyra të caktuara.

Ahmeti u shpreh mirënjohës për rolin jetik të SHBA-ve në vend dhe rajon,si dhe theksoi se ai dhe BDI janë partner dhe në dispozicion të plotë për agjendën progresive proeuropiane, sundimin e ligjit, reformave dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Media e njohur spanjolle: Zvicra e Shaqirit kërcënon Portugalinë e kontraversit Cristiano

Story i radhës

Von der Leyen vlerëson mikpritjen shqiptare: Përvojë fantastike, nuk kemi për ta harruar ndonjëherë

Të fundit nga

​Ditëlindja e 18-të e iPhone

Steve Jobs e kishte zbuluar për publikun celularin iPhone, 18 vjet më parë, saktësisht më 9 janar 2007. Në fazën e botës së Mac, Jobs kishte shfaqur për herë të parë pajisjen
ShkoLartë