Ahmeti: Prej 76% të votave të numëruara në Tetovë, BDI ka 7.706 vota, Besa ka 8.341 vota

1 minut lexim

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha në zgjedhjet për këshilltarë në komunën e Tetovës ka pasur dalje të ulët.

“Mospjesmarrja është shumë e lartë në këto zgjedhje, për fat të keq edhe në kohë jo të duhur, por kjo është demokracia dhe ne e kemi respektuar”, deklaroi Ahmeti.

Kreu i integristëve tha se nga 76 për qind të votave të numëruara prin Besa, e ndjekur nga BDI.

“BDI, 7.706 vota, Besa 8.341 vota, PDSH 788 vota, Aleanca 614 vota, Alternativa 699 vota, VMRO 2.169 vota, LSDM 1.316 vota lista Më e mira për Tetovën 414 vota, Levica 347 vota, partia turke 164 vota, partia rome 104 vota dhe Integra 94 vota”, tha Ahmeti.

 

Story i mëparshëm

​Rrihen për një ngastër toke, dy të arrestuar në Ferizaj

Story i radhës

​Ditë e zezë, 32 të vdekur në dy aksidente trafiku në Turqi

Të fundit nga