Kërçovë, 30 Dhjetor – Vendit tonë asnjë e keqe nuk i ka ndodhur nga Marrëveshja e Ohrit, përkundrazi shteti e vendi u forcuan, fituan më shumë kredibilitet ndërkombëtar.
Kështu u shpreh sot lideri i BDI-së Ali Ahmeti në prag të festave të fundvitit gjatë takimit me bashkëatdhetarë në Kërçovë.
Ai po ashtu tha se, asnjë e keqe nuk i ka ndodhur vendit edhe me firmosjen e Marrëveshjes së Prespës.
“Përkundrazi veni u anëtarësua në Aleancës e NATO-s.Po të mos ishim anëtarë të NATO-s, paramendoni çfarë do të na gjente nga Rusia!”, deklaroi Ahmeti.
“Ne nuk jemi kundër popujve, por jemi kundër pushtuesve”, u shpreh Ahmeti.
Burimi: zhurnal.mk