Ahmeti: Po i humba zgjedhjet, shkoj te shpija

November 5, 2024
1 minut lexim

Shkup, 5 nëntor – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Kumanova, i pari i integristëve deklaroi se nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme dhe BDI merr një votë më pak se oponentët e tij, ai do të shkojë të shpija.

“Po i humba zgjedhjet, shkoj te shpija” – Ahmeti me ofertë të re për pushtetin

“Ne e shohim, por edhe ata nga brenda e shohin se kjo Qeveri është jofunksionale, sepse nuk e ka legjitimitetin. Këta tanët që kanë shkuar aty janë puthadorë. Këta s’mund të ngritin çështje. Dëgjova se Hristijani u thënka atyre se Ali Ahmeti më pret poshtë… Prandaj i kam mbledhur liderët e Frontit dhe thash t’u themi troç se ne nuk jemi të interesuar për të hyrë në Qeveri. Por, sa më parë që këta e lëshojnë Qeverinë, aq më mirë është për ata, për familjet e tyre. Sepse kjo është faqe e zezë për shqiptarët. Historikisht më e keqja na ka ardhur prej tanëve dhe nuk është mirë. Nuk është mirë! Dëgjova se kërkojnë nga unë që unë me nënshkrim që nëse një votë unë humb zgjedhjet, të deklaroj se unë nuk do të jem pjesë e Qeverisë. Unë një çerek shekull ju them se po i humba zgjedhjet, shkoj te shpija”, tha Ahmeti nga Kumanova.

“Mërgatës shqiptare po i merren të drejtat, të angazhohemi” – Ahmeti bëri thirrje nga Kumanova

Ahmeti nga Kumanova ka bërë thirrje që të angazhohemi për të mbrojtur të drejtat e mërgatës shqiptare.

“Mërgatës shqiptare po i hiqet e drejta. Le të angazhohemi. E mirë qenka mërgata kur sjell franga, euro e dollarë, e kur vjen puna që ata të marrin pjesë në jetën politike – shoqërore, atëherë t’i përjashtojmë”, tha Ahmeti.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Top-Spiele, die man sehen sollte, während Borussia Dortmund in der kommenden Saison Ruhm jagt

Story i radhës

NP “Higjiena Komunale”: Janë ndërruar koshat e dëmtuar të mbeturinave në komunën e Sarajit

Të fundit nga

ShkoLartë