Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se koalicioni VLEN le ta harrojnë idenë se ata i kanë fituar zgjedhjet, pasi që siç shtoi, përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe komuniteteve më të vogla në vend është Fronti Europian.
“Ne do bëjmë ashtu siç do populli, ndaj le ta harrojnë idenë se ata i kanë fituar zgjedhjet, sepse vjen dita e ua bëjme 8 me 2”. Do të dalim vendvotim më vendvotim të shohin se si shqiptarët e kanë votuar Frontin Europian”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.