Ahmeti për zhvillimet brenda BDI-së: Anarkia nuk lejohet në demokraci (VIDEO)

min lexim

Në demokraci nuk ka anarki. Ky ishte mesazhi i Ali Ahmetit pas 11 orëve mbledhje të BDI-së, ku sipas informacioneve, mbledhja ka përfunduar pa miratimin e raportin për punën e ministrave të BDI-së.

Ali Ahmeti i pyetur për pakënaqësitë të cilat i ka shfaqur “Grupi i Zjarrit”, tha se mendimi ndryshe duhet të respektohet, por se, demokracia ka kufijtë e vet. Ndryshe nga hera e kaluar, Ahmeti, në konferencën për media doli i vetëm, pa anëtarët tjerë pas tij, edhe pse, mohoi të gjitha pretendimet për përçarje në BDI.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së        

“Ka pasur bisedime për çështjen e vetingut, ne si BDI kemi përgjegjësi për mbarëvajtjen në shtet. Ka pasur edhe tema të ndryshme për zbatimin e ligjit të gjuhës shqipe. Mos pretendoni të ndalen debatet në BDI apo mendimet ndryshe. Jam njëri nga ata që nuk pajtohesha nëse mendimi ndryshe të ngulfatet, por në fund duhet të respektohet mendimi i shumicës. Demokracia ka kufijtë e vet, do të thotë se anarkia nuk lejohet në demokraci”, 

Mbledhja pritet të vazhdoj në periudhën në vazhdim edhe pse nuk është caktuar data e saktë.

Duket se gjërat në BDI nuk u qetësuan as pas riorganizimit partiak, ku pjesëtarët e “Grupit të Zjarrit”, morën pozita të larta në parti. Izet Mexhiti u emëruar nënkryetar, Blerim Bexheti sekretar organizativ, Nevzat Bejta dhe Visar Ganiu anëtarë të kryesisë, ndërsa në skenë u rikthye edhe Musa Xhaferi, i cili do të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.

Grupi i Zjarrit është i pakënaqur nga puna e zv/kryeministrit Artan Grubi, të cilin, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, po vazhdon t’i jep përkrahje. Ai edhe në periudhën në vazhdim do të vazhdojë të jetë shef i kabinetit të kreut të integristëve.

Enis Murtezi /SHENJA/

Story i mëparshëm

I tërheqim meshkujt si me magnet/ Këto janë 8 gjërat që burrat pëlqejnë tek një grua po nuk i thonë

Story i radhës

Nis restaurimi i Qendrës Hebraike në Prizren

Të fundit nga