Faton Ahmeti nga BDI tha se ka dallim si nata me ditën Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencës e paralajmëruar nga VLEN, dhe qëndrimi i djeshëm, përcjell TV21. Ahmeti tha se BDI nuk do ta mbështesë në nivel komunal këtë projekt, i cili sipas tij është në nivel të një organizate joqeveritare.
“Është devalvuar një akademi e paralajmëruar nga niveli i akademisë, në nivel të një organizate joqeveritare dhe mendoj që nuk vlen të bëhemi pjesë e projekteve të tilla”, tha mes tjerash Ahmeti.
Burimi: TV21