ahmeti nga struga me 24 prill u perballem me vlen in me 8 maj perballemi me vmro dpmne ne 662e431eb6408

Ahmeti nga Struga: Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në

April 28, 2024
1 minut lexim

Frontit Europian vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, sot qëndroi në Strugë dhe Dibër, ku foli me qytetarët e këtyre qyteteve që janë pjesë e njësisë zgjedhore 5, përcjell TV21. Para struganëve Ahmeti tha se gjersa Fronti Europian doli me platformën “Po Europës, Jo Rusisë”, opozita shqiptare VLEN e shoqëruar nga VMRO-DPMNE doli me fushatën e vetme për rrënimin e BDI-së, gjë të cilën Ahmeti tha se e kupton, sepse siç u shpreh, platforma e Frontit ua ka zënë dritën e Diellit, po qytetarët do të vendosin se a do të rrënohet BDI-ja. Kreu integrist u shpreh se Rusia ka interes t’i mbajë aktive vullkanet e saj në Ballkan, që t’i aktivizojë kur të dojë, por mbetet detyra jonë që bashkë me partnerët strategjikë që të ndalen ndikimet ruse.

“Ky front më 24 prill u përball me opozitën VLEN dhe më 8 maj do të përballemi me VMRO-DPMNE-në. Më 8 maj t’i afrojmë të gjithë në këtë referendum se a do të shkojmë me hapat e duhur drejt anëtarësimit në Europë apo do të mbetemi tek izolimi, formula është e qartë, do të ecim drejt integrimit apo izolimit. Izolimi nuk na sjellë asnjë dobi. Ne do të kemi një përplasje politike me VMRO-në lidhur me konceptet tona, filozofitë tona, por filozofia jonë është më progresivja për shtetin”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

ai vetem emrin babe e ka e mbijetuara e dhunes ne familje qe iku nga i ati 662e431ac1138
Story i mëparshëm

“Ai vetëm emrin babë e ka”: E mbijetuara e dhunës në familje që iku nga i ati

vmro dpmne dhe vlen nuk jane kunder intergrimeve 662e440c6c16c
Story i radhës

“VMRO DPMNE dhe VLEN nuk janë kundër intergrimeve”

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë