Ahmeti: Në prill të ‘89 u mbajt konferenca në Divjakë, fillet e organizimit për rezistencë aktive

March 20, 2022
1 minut lexim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin n’Demos ka folur me refleksione që nga fillimi i veprimtarisë 40 vite më parë gjerë më sot.

“Me 1 korrik të vitit 1984 u arratisa për në perëndim por me një zotim dhe një betim që një ditë të kthehem përsëri”, ka thënë në rrëfimin e tij kreu i BDI-së Ahmeti.

Duke folur më tej për bashkëpunëtorët e tij në atë kohë Ahmeti ka thënë se ka qenë një grup i mirëformuar që janë marrë me aktivitete.

“Si grup që ishimi, unë Emrush Xhemali, Gafurr Elshani, Xhavit Haliti, Muhamet Kelmendi, Fazli Veliu. Iu drejtohem me një letër se ne jemi në hall tani, aktivitete ka të shumta dhe nuk mund të jemi të suksesshëm në këtë mobilizim që po rritet dhe zhvillimet që do ndodhin. Hajdin Abazi u bashkangjit këtij misioni bashkë me mua që unë u riktheva”, thotë më tej Ahmeti në rrëfimin e tij.

Ali Ahmeti ka folur edhe mbi aktivitetin dhe konferencën në Divjakë ku janë zgjedhur edhe organet e organizatës.

“Kemi filluar punën dhe veprimtarinë për organizimin e demostratave së bashku me Afrim Zhitinë, kemi qëndruar te një nënë në Obiliq tek Sevdije Krasniqi. Qëndrimi i përhershëm ka qenë në Divlakë sepse vetë e kaluara na tregonte se në qytet mund të na survejojnë. Nezir Zogaj ditën shkonte dhe blinte diçka dhe merrte mesazhe a ka ndonjë lëvizje pastaj në mbrëmje e bënim strategjinë dhe organizimin. Në prill të 89 u mbajt konferenca në Divlakë ku u zgjodhën organet e organizatës, u bë hapi i pare se si duhet të ndryshojë rezistenca jonë, fillet e organizimit për rezistencë aktive”, ka theksuar më tej në rrëfimin e tij Ahmeti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti: Në 1984 u largova në Perëndim por me një betim që do kthehem përsëri

Story i radhës

Ahmeti: Rasti i Kumanovës po keqpërdoret nga personat që kanë synime të arrijnë qëllimet e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë