Ahmeti: Në negociatat e vitit 2001, pala maqedonase insistonte që shqiptarët mos të figurojnë në Kushtetutë

April 8, 2022
1 minut lexim

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për RTV21 tha se gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Ohrit, pala maqedonase ka insistuar që shqiptarët mos të figurojnë në Kushtetutë.

“Kjo nuk është temë substanciale, pse është vënë 20 për qind. Në negociatat e Ohrit, vështirësoheshin negociatat për arritje të marrëveshjes sepse pale maqedonase insistonte që shqiptarët mos të figurojnë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti tha se në koordinim me të gjitha palët në kampin shqiptar dhe me ndërkombëtarët është bërë si kompromis që të futet termi 20% në Kushtetutë.

“Aso kohe unë kam biseduar me delegacione, me përfaqësues ndërkombëtarë që lehtësonin negociatat, kam biseduar me përfaqësues tanë, Z.Xhaferi, z. Imeri në Ohër dhe të gjithë jemi dakorduar se nuk po cenohet substanca, atëherë e kemi vënë 20%, që nuk e rrezikonte dhe nuk e cenonte substancën e marrëveshjes. E kemi bërë këtë kompromis, ashtu siç kemi bërë kompromis te preambula. Këto kompromise janë bërë me qëllim që ti japin një shans paqes, pa rrezikuar kërkesat e shqiptarëve”, theksoi Ahmeti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Memorja jonë kolektive meriton një rrafsh më të konsoliduar institucionalisht dhe shkencërisht

Story i radhës

Moti për fundjavë, e diela vjen me shi e borë

Të fundit nga

​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk

Katër gjigantët evropianë pas Donnarummas

Gianluigi Donnarumma po lufton për një vend titullari te PSG, dhe bisedimet për një kontratë të re nuk po ecin mirë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi, Bayern Munich, Manchester City dhe Liverpool
ShkoLartë