Ahmeti – Kurti: Projekte konkrete për të mirën e qytetarëve

January 29, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi, ministrat Besimi, Osmani, Shaqiri, Bekteshi, Nuredini dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, z. Ejup Rustemi kanë qëndruar për vizitë në Prishtinë ku janë pritur vëllezërisht nga kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti i cili ishte i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe shefi i Stafit, Luan Dalipi.

Gjatë këtij takimi, Ahmeti dhe Kurti kanë diskutuar mbi situatën me Pandeminë në të dy vendet, gjendja nëpër institucionet shëndetësore si dhe lehtësimi dhe largimi i masave si brenda vendeve ashtu edhe për lëvizje nëpër kufij.

Si tjetër pikë diskutimi gjatë këtij takimi ishin dhe rruga Tetovë – Prizren, autostrada Prishtinë – Shkup, menaxhimi i përbashkët kufitar, qendra e përbashkët turistike në Kodër të Diellit dhe Brezovicë, situata politike në rajon, dialogu midis Shkupit dhe Sofjes, Beogradit dhe Prishtinës dhe te tjera.

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për lidhjen e dy autostradave tona Prishtinë – Bllacë – Shkup, projekt ky me shumë prioritet për të dy palët e që pritet të përfundojë së shpejti.

Ahmeti dhe Kurti gjithashtu dakordësuan hapat intensiv rreth menaxhimit të përbashkët të kufijve dhe prezantimit të përbashkët të kapaciteteve turistike midis Kodrës së Diellit dhe Brezovicës, etj.

Pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Kurtit ka qenë dhe dialogu Kosovë – Serbi, proces ky që duhet të përmbyllet sa më shpejtë me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe prosperitetit të vendit dhe për një të ardhme më të mirë për qytetarët, pasi që sipas të dy bashkëbiseduesve i gjithë Ballkani Perëndimor vendin e ka në familjen e madhe europiane, në paqe të qëndrueshme, siguri, stabilitet.

Dy palët në fund kanë pasur një darkë miqësore.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Koalicion me LSI-në, Bumçi zbulon detajet

Story i radhës

EKSLUZIVE: Albin Kurti pret Ali Ahmetin me ekipin e tij

Të fundit nga

ShkoLartë