Ahmeti kujton Komandant Rokin: Kjo ditë, shënon ngritjen e forcimin e idealit për liri

1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka rikujtuar 21 vjetorin e rënies heroike të Rahim Beqirit i njohur si Komandant Roki.

Sipas Ahmetita dita 2 gusht e vitit 2001 shënon ngritjen e forcimin e idealit për liri e aspiratën për zhvillim tek të gjithë që ishin rreshtuar në linjën e parë të frontit.

“Sot, 21 vite nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri – Komandant “ROKI”. Kujtimi për veprën e tij dhe të dëshmorëve tjerë është përjetësuar në të arriturat kombëtare që u realizuan falë sakrificës dhe martirizimit të më të mirëve tanë.Jeta dhe vepra e heronjëve tanë, qoftë udhërrëfyes për punë të mira dhe shtetndërtim. Lavdi veprës së dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Ahmeti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tragjedia në Himarë, shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë

Story i radhës

Shefi i Red Bull: Biseduam me Vettel para rinovimit të Perezit

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424