ahmeti kercenon me protesta dhe bojkot zgjedhor nese bekteshi akuzohet per zjarrin ne diskoteken puls 681510a4c003a

Ahmeti kërcënon me protesta dhe bojkot zgjedhor nëse Bekteshi akuzohet për zjarrin në diskotekën “Puls”

May 2, 2025
1 minut lexim

Nëse ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përfundon në bankën e të akuzuarve për zjarrin katastrofik në diskotekën e improvizuar “Puls” në Koçan – BDI del në rrugë.

Këtë për TV 24 e deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
„Nëse Ali Ahmeti del në rrugë, nuk ka kthim pas. Do t’i mbështesim kërkesat dhe protestat e familjeve të fëmijëve të vdekur në Koçan, të cilat gjithashtu kërkojnë drejtësi jo selektive. Ky proces mund të përfundojë vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në paketë duhet të përfshihet edhe vettingu i të gjithë funksionarëve nga pavarësia e shtetit deri më sot, përfshirë edhe gjyqtarët dhe prokurorët publikë, të hetohet procesi i privatizimit dhe origjina e pasurisë. Nëse preket gjuha shqipe, BDI do të bojkotojë zgjedhjet lokale, të cilat pa BDI-në nuk mund të kenë sukses, dhe kjo do të fusë shtetin në krizë politike që do të përfundojë me zgjedhje“, – deklaroi Ahmeti.

Ai pohoi se oferta për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale ka ardhur nga kryeministri Hristijan Mickoski që 100 ditë më parë, gjatë formimit të Qeverisë.
Ahmeti gjithashtu konfirmoi se ka pasur tri takime me Taravarin dhe nuk e përjashton bashkëpunimin për zgjedhjet lokale, por shtoi se ende nuk është e qartë si do të realizohet ky bashkëpunim dhe në cilin raund – të parë apo të dytë.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

kush nder kater finalistet kishte bere lojen me te bukur gerta gixhari jep pergjigjen 68150c6be1bb0
Story i mëparshëm

“Kush ndër katër finalistët, kishte bërë lojën më të bukur?, Gerta Gixhari jep përgjigjen

tete paciente te lenduar nga zjarri ne kocan kthehen sot pas trajtimit ne turqo bullgari dhe slloveni 681510a759a23
Story i radhës

Tetë pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan kthehen sot pas trajtimit në Turqo, Bullgari dhe Slloveni

Të fundit nga

Theo Hernandez i është ofruar Realit

E ardhmja e Theo Hernandez te Milani ka kohë që është në ajër. Sezoni i francezit ka qenë shumë zhgënjyes dhe bisedimet për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin
ShkoLartë