Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Ahmeti i shkruan letër Mickoskit: Çdo përpjekje për ta vënë Marrëveshjen e Ohrit në pikëpyetje, është një hap që mund të përkeqësojë situatën në vend dhe rajon – Gazeta.mk

Ahmeti i shkruan letër Mickoskit: Çdo përpjekje për ta vënë Marrëveshjen e Ohrit në pikëpyetje, është një hap që mund të përkeqësojë situatën në vend dhe rajon

min lexim

Nga BDI informuan se sot, kreu i integristëve, Ali Ahmeti i ka dërguar një letër zyrtare drejtuar kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre mbi kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit.

Nga BDI thonë se letra është përgjigje ndaj sfidave serioze me të cilat përballet Maqedonia e Veriut në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm gjeopolitik, kur çdo tension i ri mund të ketë pasoja negative për marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin e brendshëm shtetëror. Ahmeti thekson se vendimet për heqjen e mekanizmave mbrojtës për komunitetet dhe ndryshimet në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve jo vetëm që janë politikisht të diskutueshme, por janë shume të rrezikshme dhe të dëmshme për përparimin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë.

Letra e Ali Ahmetit drejtuar Hristijan Mickoskit

I nderuar z. Hristijan Mickoski,
Kryetar i VMRO-DPMNE,

Po ju drejtohem në një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme për vendin tonë. Gjendja gjeopolitike është më e rrezikshme se kurrë më parë që nga fundi i shekullit të kaluar, me përshkallëzimin e agresionit rus në Ukrainë, ambiciet e Kinës, situatën e ndërlikuar në Ballkanin Perëndimor, paqëndrueshmërinë në Bosnje dhe Hercegovinë, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe bllokadat e vazhdueshme nga Bullgaria. Në këtë mjedis të ndërlikuar, çdo prishje e re e marrëdhënieve ndëretnike do të kishte pasoja serioze për kohezionin e brendshëm dhe parashikueshmërinë.

Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat duket se janë ekzekutim i programit të partisë suaj për të shfuqizuar mekanizmat kyç për mbrojtjen e komuniteteve, kanë shkaktuar shqetësim tek të gjithë qytetarët që janë të përkushtuar për ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike të qëndrueshme në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja e Ohrit, e cila solli një mirëkuptim më të mirë ndëretnik, nuk është vetëm një çështje politike, por një themel i demokracisë sonë shumëetnike dhe përparimit demokratik. Çdo përpjekje për ta vënë atë në pikëpyetje, veçanërisht në kontekstin aktual, është një hap që mund të përkeqësojë situatën në vend dhe rajon.

Vendimet për të ndryshuar apo për të rishikuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili është element kyç i Marrëveshjes së Ohrit, nuk janë vetëm politikisht të diskutueshme, por edhe të dëmshme për përparimin dhe bashkëpunimin mes komuniteteve. Ky është një zhvillim që mund të minojë përfitimet e fituara me përpjekje të mëdha dhe ta kthejë vendin në periudha pasigurie.

Prandaj, ju bëj thirrje të reflektoni me maturi dhe përgjegjësi për këto vendime që kanë potencial të dëmtojnë kohezionin shumëetnik në Maqedoninë e Veriut. E ardhmja e vendit tonë duhet të ndërtohet mbi bazën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, e jo mbi ndarje. Çdo hap që prish këto themele është i dëmshëm për të ardhmen e vendit tonë dhe për të gjithë qytetarët e tij, pa dallim etnie.

Me respekt,
Ali Ahmeti
Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti i shkruan letër kryetarit të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski

Story i radhës

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, 41-vjeçari gjerman arrestohet në Portin e Durrësit!

Të fundit nga