ahmeti i pergjigjet mickoskit per emisaret kristijan une kam hyre ne politike si kryengrites dhe nuk dal puthadore 662eb39a4f64d

Ahmeti i përgjigjet Mickoskit për “emisarët”: Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal puthadorë

April 28, 2024
1 minut lexim

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti po i dërgon emisarë për të krijuar bashkërisht qeverinë, siç tha Mickoski, pa kushte, përcjell TV21. Kreu i integristëve për këto deklarata në Dibër tha se në politikë ka hyrë si kryengritës dhe se nuk do të dalë si puthadorë.

Në lidhje me: Mickoski: Ali Ahmeti dërgon emisarë dhe dëshiron të hyjë në qeveri pa kushte

“Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal puthadorë, të merremi vesh. Mua për 22 vjet më ka votuar populli, mua në politikë pas demobilizimit dhe konsultave që kam pasur me dy drejtues shqiptarë, Arben Xhaferin dhe Imer Imerin, të dy më kanë thënë, hy në politikë, bëje shtëpinë tënde, dhe unë e bëra, dhe tash Kristijan unë kam bërë Frontin, bashkë me bashkë drejtuesit që drejtojnë partitë politike shqiptare në vend këtu, por që këtë Front, Krisitjan, e ka bërë më të pathyeshëm edhe kyçja e komuniteteve që ju i nënçmoni, i përbuzni”, deklaroi Ahmeti./tv21.tv

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

grabovci vendit tone ju shemb edhe nje lis i madh 662eb3962ac8d
Story i mëparshëm

Grabovci: Vendit tonë ju shemb edhe një lis i madh

do rikthehen reshjet ja si parashikohet moti per javen e ardhshme 662eb62989005
Story i radhës

Do rikthehen reshjet? Ja si parashikohet moti për javën e ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë