Ahmeti dhe Bushi sot bënë homazhe tek varri i Afrim Zhitisë dhe babait të tij Osman Zhitia

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm, Nazim Bushi dhe bashkëveprimtarë të tjerë sot me rastin e 2 vjetorit të vdekjes së babait të heroit të Kombit, Afrim Zhitia, axha Osman Zhitia bënë homazhe tek varret e tyre.

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Me liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, z. Ali Ahmeti sot me rastin e 2 vjetorit të vdekjes së babait të heroit të Kombit, Afrim Zhitia, axha Osman Zhitia bëmë homazhe tek varret e tyre.

Kryetari Ali Ahmeti para të pranishmëve tha se kjo që po shohim këtu tek këto varreza është sikur në legjenda, pasi që në të njëjtin varr janë të varrosur Afrim Zhitia dhe tani edhe babai i tij axha Osman Zhitia!

Lavdi e përjetshme axhës Osman Zhitia, atdhetarit dhe heroit të atdheut!

Story i mëparshëm

​BE përgatit planin emergjent për krizën energjetike

Story i radhës

Qasja ndaj heronjve, është rentgeni më i mirë i ndërgjegjës së popullit

Të fundit nga