Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi dhe bashkëveprimtarët Emrush Xhemajli dhe Ismet Sylejmani kanë qëndruar për ngushëllime në fshatin Dobërdolan të komunës së Suharekës tek familja e bashkëluftëtarit të tyre, Raif Gashi, informon GAZETA.MK
Zëvendësministri i brendshëm Nazim Bushi me këtë rast në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin se është ndarë nga jeta vëllai i bashkëveprimtarit e bashkëluftëtarit të tij dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së, Raif Gashi.
Ky është postimi i plotë i Bushit:
“Me pikëllim të thellë morra lajmin se është ndarë nga jeta vëllai i bashkëveprimtarit e bashkëluftëtarit Raif Gashi.
Bashkë me kryetarin e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, bashkëveprimtarët Emrush Xhemajli dhe Ismet Sylejmani qëndruam në fshatin Dobërdolan të komunës së Suharekës ku familjes së të ndjerit dhe gjithë dashamirëve e miqve të tij ju shprehëm ngushëllimet më të sinqerta!
Njerëzit e mirë nuk vdesin kurrë!”