Ahmeti: Aktivizimin e armës bërthamore nga Putini e shoh si të rrezikshme

February 28, 2022
1 minut lexim

Në vitin 2014 tha se Ukraina nuk është larg. Sot lideri i integristëve Ali Ahmeti thotë se fatkeqësisht ky realitet erdhi. Ai tha se kjo deklaratë pas 8 vjetësh mund të duket shaka, por situata aktuale tregon se gjërat për fat të keq shkuan për keq.

Në vitin 2014 tha se Ukraina nuk është larg. Sot lideri i integristëve Ali Ahmeti thotë se fatkeqësisht ky realitet erdhi. Ai tha se kjo deklaratë pas 8 vjetësh mund të duket shaka, por situata aktuale tregon se gjërat për fat të keq shkuan për keq.

Rrezik të drejtpërdrejtë për Maqedoninë nuk ka thotë Ahmeti, por si rrezik e sheh vënien në gjendje gatishmërie të forcave bërthamore nga ana e Putinit.

“Sa i takon rrezikut në rajonin tonë mendoj se rrezik të drejtpërdrejtë nuk ka, sepse të gjithë janë të vetëdijshëm se në këtë situatë kaq delikate çdo kush që do tentonte të bëj ndonjë veprim në përcaktim me kundërshtimet me përcaktimet e deritashme mund të pësonte shumë keq. Por këtu ekziston një rrezik tjetër, se Putini kërcënon me vënien në lëvizje të arsenalit bërthamorë. Dhe nga një njeri që vë në lëvizje qoftë edhe teoritikisht për të kërcënuar për të arritur qëllimet e veta gjeostrategjike edhe që fut në një deklaratë të forcave për përdorim nukleare është shumë rrezikshme” , pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti gjithashtu tha shteti ynë është i gatshëm të pranojë refugjatë nga Ukrainë pasi siç shtoi, luftën e kemi përjetuar edhe dimë se çfarë do të thotë./TV21

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reagime të qytetarëve në Kosovë për luftën në Ukrainë

Story i radhës

Matoshi flet per deklaratën e famshme: Ka ra Putini në dy gjuj

Të fundit nga

ShkoLartë