Ahmeti: 22 vite investim kombëtar për ngritjen e kuadrove, dikush mendon se do t’i ndërtojë për 1-2 vjet

1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë fjalimit në manifestimin “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, tha se BDI-ja ka 22 vjet që investon në kuadro dhe dikush mendon se do t’i ndërtojë për 1-2 vjet, duke marrë si shembull partinë Levica.

“22 vite investim kombëtar për ngritjen e profesionalistëve që të drejtojnë dikastere të shtetit dhe unë nuk e di sesi marrin guximin disa, pavarësisht nëse i takon kampit maqedonas apo shqiptar. E ndërton një parti si Levica dhe mendon se po prek yjet qiellit. Për të ndërtuar dhe drejtuar parti dhe shtet duhet një mobilizim e tablim shumë i fortë për të qenë i suksesshëm. Por mbi të gjitha duhet të kesh kapital jetësor, nuk është njësoj të jesh një apo dy vjet dhe të investosh 22 vite në ngritje dhe tablim të një subjekti politik.”- tha Ahmeti.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Arrestohet një person pas zbulimit të skandalit të hapjes së tunelit drejt Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

Story i radhës

Erdoğan: Türkiye dëshiron sa më parë të realizojë korridorin Zangezur

Të fundit nga