Aguero tregon “fiksimet” e Guardiolës: Më la jashtë skuadre prej peshës!

October 25, 2022
1 minut lexim

Sergio Aguero është një ikonë e Manchester Cityt teksa u aktivizua për 10 vite në radhët e The Citizens duke regjistruar rekorde të njëpasnjëshme ndërsa në 390 ndeshje regjistroi plot 290 gola.

Në epokën e tij te City, argjentinasi punoi edhe me trajnerin Pep Guardiola. Një bashkëpunim i suksesshëm teksa nën urdhrat e spanjollit, Aguero fitoi tre herë titullin e Premier League.

Megjithatë, jo çdo ditë ishte e lehtë për ish-futbollistin që duhej të pranonte edhe fiksimet e një si Guardiola që kujdeset për çdo detaj. Së fundmi, në një intervistë për El Chiringuito, Aguero tregon se i kujdesshëm ishte Guardiola në lidhje me peshën e një futbollisti.

“Nëse pesha ideale është diku mes 70-80 kg, dhe në peshim më pas rezultonte 80 kg e 100 gr, atëherë merrje një gjobë dhe nuk luaje në ndeshje. Edhe pse është diçka që ndodh dhe është normale pasi gjatë vaktit mund ta kesh tejkaluar me konsumin e pulës. Është e pashmangshme dhe mund të jesh 50 gr më tepër. Por, Guardiola nuk fal dhe një ndeshje më la jashtë prej kësaj. Më tha se isha mbipeshë dhe ndaj nuk më aktivizoi.

Nuk kisha çfarë t’i thoja, ai kishte të drejtë. Por, janë gjëra që ndodhin. Megjithatë, unë e di se Guardiola nuk e ka bërë me qëllim të keq edhe pse në atë kohë nuk e kisha besimin e tij të plotë. Por, unë kam qenë gjithnjë një lojtar që i respektoja në maksimum trajnerët”, u shpreh Aguero.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A bëni seks vetëm në ditëlindje dhe përvjetorë? Terapistja ka një shpjegim

Story i radhës

Rikthimi i basteve sportive, Haxhi: Ka impakt të vogël në buxhet

Të fundit nga

ShkoLartë