Agron Muçaku është emëruar kryetrajner i ri i klubit të atletikës “Burimi” nga Istogu.
Muçaku, ish atlet, do të mundohet me përvojën e tij, të ndërtojë një ekip sa më të mirë.
“Kryesia e Klubit të Atletikës ‘Burimi’ në Istog sot më zgjodhën trajner zyrtar të këtij klubi. Me këtë rast e falënderojë të gjithë kryesinë për besimin e dhënë në ketë detyrë.
Vlen të theksojmë që kryesia nuk ka kurrfarë obligimi material për punën që do ta bëjmë së bashku. KA. Burimi është klub i ri dhe do t’i ndihmojmë në të gjitha aspektet derisa të stabilizohet me kuadrot e veta”, njofton Muçaku.