​Agresioni rus, Blinken të enjten nis vizitën në Evropë

March 2, 2022
1 minut lexim

Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të niset të enjten për një udhëtim në Evropë, i cili do të përfshijë ndalesa në një numër vendesh në krahun lindor të NATO-s, tha Departamenti i Shtetit.

Blinken fillimisht do të mbërrijë në Bruksel ku pritet të marrë pjesë në takimet e ministrave të jashtëm të NATO-s dhe G7.

Të shtunën, Blinken do të udhëtojë në Poloni, ku sekretari i shtypit i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se kryediplomati amerikan do të takohet me udhëheqësit polakë, “përfshirë ministrin e Jashtëm Zbigniew Rau, për të diskutuar ndihmën e mëtejshme të sigurisë përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë dhe sulmit të paprovokuar ndaj Ukrainës. “

“Ai gjithashtu do të falënderojë Poloninë që ka mirëpritur bujarisht qindra mijëra persona të zhvendosur nga Ukraina dhe do të diskutojë se si Shtetet e Bashkuara mund të rrisin përpjekjet e ndihmës humanitare për ata që ikin nga lufta e Putinit”, shtoi Price.

Blinken më pas do të udhëtojë për në Lituani të dielën, në Letoni të hënën dhe në Estoni të martën.

“Gjatë të tri ndalesave, ai do të diskutojë përpjekjet e përbashkëta për të mbështetur Ukrainën, për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen e NATO-s, për të promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe për të ndjekur një bashkëpunim më të thellë ekonomik dhe energjetik me aleatët tanë baltikë,” tha Price.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Krasniqi: FSK-ja është përgatitur për të hyrë në NATO

Story i radhës

Qentë mund të jenë në gjendje të jetojnë më gjatë me ndihmën e këtij ilaçi

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë