WhatsApp Image 2026 08 13 at 19.57.11 scaled

Agon Ferati: Para 25 vitesh zgjodhëm paqen, sot zgjedhim të ardhmen

August 13, 2026
min lexim

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit gjatë aktivitetit të organizuar sonte në Shkup theksoi rëndësinë e këtij dokumenti si pikënisje për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, më të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes. Përvjetori po shënohet nën moton “25 vjet dhe përtej”, me aktivitete dhe diskutime të fokusuara te bashkëjetesa, dialogu dhe perspektiva evropiane e vendit.

Ferati vlerësoi se 25-vjetori nuk duhet të jetë vetëm një moment përkujtimi, por një mundësi për të reflektuar mbi atë që është arritur dhe mbi përgjegjësitë që qëndrojnë përpara. Sipas tij, diskursi politik dhe shoqëror duhet të zhvendoset nga e kaluara drejt perspektivës, me fokus te sundimi i ligjit, gjithëpërfshirja, toleranca, mirëkuptimi dhe krijimi i mundësive të reja për të rinjtë.

“25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, duhet të flasim më shumë për atë se çfarë duam të ndërtojmë në 25 vitet e ardhshme. Rinia është jo vetëm e ardhmja e vendit, por edhe një nga resurset më të mëdha për ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme”, theksoi Ferati.

Ministri nënvizoi se dialogu i sinqertë dhe konstruktiv ndërmjet bashkësive duhet të jetë bazë për një kulturë të re të komunikimit politik dhe shoqëror.

Sipas tij, dallimet mes komuniteteve nuk duhet të shihen si pengesë, por si mundësi për bashkëpunim dhe ndërtim të një shoqërie ku të gjithë qytetarët ndihen të respektuar dhe të përfshirë.

Ferati theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, duke vlerësuar se stabiliteti afatgjatë nuk mund të ndërtohet pa besim dhe pa komunikim të vazhdueshëm.

“Marrëveshja e Ohrit na dha një bazë për të jetuar së bashku. Përgjegjësia jonë sot është që këtë bashkëjetesë ta shndërrojmë në bashkëpunim, zhvillim dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Para 25 vitesh, zgjodhëm paqen. Sot, brezi ynë duhet të zgjedhë të ardhmen”, ka thënë Ferati.

Ai bëri thirrje që 25-vjetori të shihet si një pikënisje për një kapitull të ri, në të cilin prioritet do të jenë të rinjtë, institucionet funksionale, sundimi i ligjit, kohezioni shoqëror dhe integrimi evropian.

“25 vjet dhe përtej”, sipas Feratit, madje nuk është vetëm moto e një përvjetori, por një orientim drejt asaj që vendi duhet të ndërtojë në dekadat e ardhshme.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ilir demiri kthehet ne bdi prezent ne shenimin e 25 vjetorit te mo se 6a7e092d423fa
Lajmi i mëparshëm

Ilir Demiri kthehet në BDI, prezent në shënimin e 25 vjetorit të MO-së

Të fundit nga

ShkoLartë