AGK kërkon proces të ri për drejtor të RTK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka ndjekur me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit rreth transmetuesit publik në vend, RTK.

AGK-ja konsideron se emërimi i Rilind Gërvallës – mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), për drejtor të kanaleve shqip në RTK, përbën konflikt interesi dhe cenon rëndë pavarësinë e transmetuesit publik.

“Gërvalla ka demonstruar publikisht mbështetjen për partinë në pushtet dhe e ka promovuar atë aktivisht”, thuhet në regimin e AGK-së.

“Rekomandimi dhe emërimi i tij është në kundërshtim me praktikën e mirë që është krijuar gjatë përzgjedhjes së bordit të RTK-së, proces ky që ishte lavdëruar ndërkombëtarisht, si transparent dhe profesional”

“Ne besojmë që një proces i ri rekrutimi, në baza të meritokracisë dhe pa ndërhyje politike është i nevojshëm dhe do të lejonte vazhdimin e depolitizimit të transmetuesit publik, dhe do të krijonte atmosferë ku gazetarët mund të veprojnë të lirë pa presion politik”.

“Ky zhvillim do të ndikojë negativisht në renditjen e Kosovës sa i përket lirisë së medies”, thuhet në reagimin e AGK-së. 

Story i mëparshëm

Kurti diskuton propozimin e BE-së me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi

Story i radhës

OKB-ja: Mbi 18 milionë kalime kufitare jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus

Të fundit nga