agk ja denon mungesen e transparences nga zrre ja mirepret organizimin e gazetareve 67f3b98b71927

AGK-ja dënon mungesën e transparencës nga ZRRE-ja, mirëpret organizimin e gazetarëve

April 7, 2025
1 minut lexim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpret organizimin dhe reagimin e gazetarëve të mediave të Kosovës për të kërkuar transparencë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Javën e kaluar, ZRRE-ja kishte ftuar vetëm gazetarët në një “takim konsultues”, pa praninë e kamerave dhe të mediave, për të diskutuar rreth rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Sot, gazetarët kanë refuzuar të marrin pjesë në takim pa praninë e kamerave.

AGK-ja e përshëndet këtë veprim të gazetarëve, i cili përveçse shpreh solidaritet, mbi të gjitha kërkon transparencë dhe llogaridhënie nga një institucion publik.

AGK-ja e fton ZRRE-në që të sigurojë publikimin dhe hapjen e të gjitha diskutimeve që çojnë në marrjen e një vendimi përfundimtar, në mënyrë që qytetarët të informohen në mënyrë të plotë për një vendim kaq të rëndësishëm për interesin publik. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vota e diaspores kreu i kqz celibashi ja kur shperndahen fletet ne europe e ne kontinentet e tjera nuk ka kosto per shqiptaret jashte 67f3b02c38e06
Story i mëparshëm

Vota e diasporës! Kreu i KQZ, Celibashi: Ja kur shpërndahen fletët në Europë e në kontinentet e tjera. Nuk ka kosto për shqiptarët jashtë

makinat elektrike raporti vetem ne 2024 ishin 63 njesi karikimi te reja totali arrin 178 67f3bc62134eb
Story i radhës

Makinat elektrike, raporti: Vetëm në 2024 ishin 63 njësi karikimi të reja, totali arrin 178

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë